Përse të jesh i stresuar nga pagjumësia, kur mund të zgjohesh çdo ditë plot freski dhe energji?
“Rise and shine” por ndonjëherë gjithë çfarë mund të arrini, është stresi i një dite të mbrapshtë, nga një natë pa gjumë.
Gjumi i dobët mund t’ju bëjë të ndiheni të rraskapitur dhe të plogësht ditën tjetër, por a mund t’ju bëjë të sëmureni? PO!
Më poshtë do t’ju listojmë disa nga problemet shëndetësore që derivojnë nga mungesa e një pushimi të denjë.
Obeziteti
Le të fillojmë me diçka që na intereson të gjithëve – beli i hollë. Hulumtimet tregojnë se privimi i gjumit apo gjumi i tepërt, mund të çojë në shtim peshe, pasi ai ndikon direkt në mënyrën se si trupi juaj rregullon hormonet dhe oreksin.
Diabeti
Kjo shkon dorë për dore me çështjen e mëpsipërme – gjumi i dobët kontribuon në diabetin dhe madje mund të përkeqësojë simptomat.
Në veçanti, diabeti i tipit 2 është më i zakonshëm për ata që vuajnë nga privimi i gjumit se sa ata që flenë të paktën 7 orë çdo natë. Kjo për shkak se një gjumë i mirë i natës ndihmon në rregullimin e glukozës dhe metabolizmit. Mungesa e gjumit çon gjithashtu në një rritje të kortizolit, hormoni kryesor i stresit, i cili mund t’i bëjë qelizat e trupit tuaj më rezistente ndaj insulinës.
Sëmundjet e zemrës dhe ataku kardiak
Zemra, ashtu si pjesa tjetër e trupit, ka nevojë për gjumë që të funksionojë sa më mirë. Studimet kanë zbuluar se mungesa e gjumit cilësor lidhet me presionin e lartë të gjakut dhe kjo çon në bllokimin e më shumë pllakave të arterieve koronare, e si rrjedhojë ataket kardiake.
Funksioni imunitar
Është shumë më e vështirë për trupin tuaj për të luftuar kundër sëmundjeve kur është i privuar nga gjumi. Gjumi i pamjaftueshëm ose cilësia e dobët e tij, redukton prodhimin dhe çlirimin e citokinës, një proteinë e gjithanshme që ndihmon sistemin imunitar t’i përgjigjet kërcënimeve, e si pasojë edhe që trupi juaj të veprojë aq shpejt për t’iu përgjigjur ndonjë sëmundjeje të mundshme.
E megjithatë, përtej çdo problematike që derivon nga një fjetje jo e mirë, ne diçka e kemi të sigurt.
Për të evituar të gjitha sa u thanë më lart, nuk është e nevojshme të shkoni tek mjeku.
Ne të Worldflex, prej vitesh mbajmë patentën e profesionistëve të gjumit. Përmes gamës së gjerë të produkteve që ofrojmë, të zgjedhura sipas kërkesave dhe specifikave që secili prej jush ka, ju garantojmë një gjumë si mbi re.
Jepini lamtumirën problemeve shëndetësore, dhe përqafoni qetësinë që ju kishte munguar.