Të shumtë janë ata të cilët flenë me bark. Kjo lloj kategorie njerëzish, është ajo e cila përballet me reagimin më të madh nga profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe ekspertët e gjumit, pasi ky është lloji i gjumit i cili shkakton më shumë probleme lidhur me qafën dhe shpinën. Si rrjedhojë, gjetja e dyshekut ideal, është një hall më vete.
Ekspertët i inkurajojnë ata që flenë me stomak, të ndryshojnë pozicionin, por mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë për ta thyer këtë zakon. Kështu që alternativa është të përpiqen të gjejnë zgjidhje me dyshekë dhe jastëkë që i lejojnë ata të qëndrojnë në pozicionin e tyre të preferuar, pa shkaktuar dëme serioze.
Dysheku i gabuar, pavarësisht se sa mirë mund të jetë i dizenjuar për pozicione të shumta gjumi, vetëm sa do t’i përkeqësojë gjërat. Pra, nëse jeni duke blerë një dyshek të ri sepse mendoni se dhimbjet tuaja janë rezultat i një dysheku më të vjetër dhe ndoshta të konsumuar, realiteti është se ka shumë më tepër faktorë që duhet të merrni parasysh.
Sot nuk do t’ju servirim një listë të gjatë e të mërzitshme faktorësh, por mund t’ju themi pa frikë se në Worldflex, specialistët tanë, do t’ju drejtojnë e ndihmojnë të bëni zgjedhjen e përsosur lidhur me problematikat tuaja dhe çfarë doni të arrini.
Na vizitoni, dhe jepini gjumit drejtimin që i duhet, me apo pa bark poshtë.